Tensionohet situata mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Autoritetet kineze kanë paralajmëruar SHBA-të se incidenti më i vogël mund të shkaktojë luftë midis këtyre dy vendeve. Ky paralajmërim është bërë nga komandanti i marinës Kineze Wu Shengli, ndaj homologut të tij amerikan Jhon Richardson se në një video-konference se nuk duhet te provokojnë.

Reagimi i autoriteteve kineze ka ardhur pas lëvizjes së Amerikës e cila ka dërguar një luftanije 8 km larg një ujdhes artificial në detin jugor Kinez.

Ndërkohë nga ana tjetër një zyrtar amerikan ka thënë se të dy marinsat kanë rënë dakord që të mbajnë dialogët të hapur dhe të zbatojnë protokollet për të shmangur konfliktet

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)