Kina 'dhëmb për dhëmb' me Trump: Nga 6 korriku tarifa për produktet amerikane
Tensionohen marrëdhëniet tregtare mes SHBA dhe Kinës. Pekini i është përgjigjur me reciprocitet tarifave të vendosura nga Uashingtoni për mallrat nga vendet e tjera.
Donald Trump dhe presidenti kinez Xi Jinping
Tarifat kineze në mallrat amerikane në vlerë të 34 miliardë dollarëve do të nisin së zbatuari në mesnatën e 6 korrikut me kohën lokale të Pekinit, i ka thënë një burim, agjencisë së lajmeve Reuters, duke përkeqësuar tensionet tregtare në mes të dy ekonomive më të mëdha në botë.
Uashingtoni ka thënë se do të zbatojë tarifat në importet kineze në vlerë të 34 miliardë dollarëve nga 6 korriku, derisa Pekini ka premtuar se do të hakmerret në po të njëjtën ditë. Dallimi në kohë prej 12 orëve, e kthen Pekinin në vendin e parë që do të zbatojë tarifat në fjalë.
“Masat tona janë të barabarta dhe të qenit të barabartë nënkupton se nëse Shtetet e Bashkuara nisin zbatimin e tarifave më 6 korrik, ashtu do të veprojmë edhe ne”, ka deklaruar për Reuters, një burim i agjencisë, i cili ka kërkuar anonimitet për shkak se nuk është i autorizuar për të dhënë deklarata për media.
“Zbatimi i të gjitha politikave fillon nga mesnata”, është shprehur ai. Presidenti amerikan, Donald Trump këmbëngul se Kina ka përfituar padrejtësisht nga një jobalancë tregtare me SHBA-në, për vite të tëra.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 09:11
Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?
-
Po
47.5%
-
Jo
41.5%
-
Nuk e di
11%
Vota total: 634
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Negociatat për paqen në Ukrainë! Kremlini konfirmon bisedimet Putin-Trump
17 Mars, 13:00
-
Heshtja shurdhuese e Elon Musk, ndërsa Trumpi i shkatërron biznesin
17 Mars, 11:51
-
Pse presidenti Donald Trump e mbylli 'Zërin e Amerikës'?
17 Mars, 11:30
-
Ish-mafiozi shqiptar John Alite bëhet këshilltar bashkiak në SHBA
17 Mars, 10:56
-
Armëpushim i mundshëm në Ukrainë: Çfarë duan Trump, Putin, BE dhe Zelensky?
17 Mars, 09:29
-
Trump njofton se do të flasë me Putin: Kemi një shans të mirë për t’i dhënë fund luftës
17 Mars, 08:19
-
Erdogan bisedë telefonike me Trump, presidenti turk kërkon heqjen e sanksioneve ndaj Turqisë dhe forcimin e bashkëpunimit mes dy shteteve
16 Mars, 17:57
-
SHBA/ Trump pushon gjysmën e punonjësve të Departamentit të Arsimit! Pse i shpalli luftë shkollave
16 Mars, 14:20
-
SHBA sulm masiv kundër rebelëve Houthi në Jemen, Trump: Ju pret ferri
16 Mars, 08:04
-
Tornadot shkatërrimtare përfshijnë jugun e SHBA-së, 34 të vdekur (VIDEO)
16 Mars, 07:34
-
Mbyllja e Zërit të Amerikës/ Berisha: Një akt anticensure! Nesër mund të mbyllet edhe RTSH dhe kjo nuk quhet censurë
15 Mars, 20:38
-
Senati amerikan shmang mbylljen e pjesshme të qeverisë voton buxhetin e përkohshëm
15 Mars, 18:08