Qyteti më i madh i Kinës, Shangai u godit nga Tajfuni Jongdari, më shumë se 134,000 njerëz janë evakuar.
Goditja e Tajfunit ka bërë që më shumë se njëqind parqe në qytet janë mbyllur, po ashtu edhe transporti në Shangai dhe qytetet e afërta është ndërprerë, shkaku i përmbytjeve të mëdha.
Bëhet e ditur se u anuluan edhe 119 udhëtime të shpejta treni. Janë vonuar disa fluturime në aeroportet përreth Nanjing, si pasoj e goditjes së fort të Tajfunit.
Sipas parashikimit të Qendrës Meteorologjike në Shangai, stuhia tropikale pritet të shkojë në provincat Jingjiang, Jiangsu dhe Anhui.
Komento