Kina 'hakmarrje' ndaj SHBA, dëbon gazetarët e tre mediave të mëdha amerikane nga vendi: Ja arsyeja

 Kina 'hakmarrje' ndaj SHBA, dëbon gazetarët e tre mediave të mëdha amerikane nga vendi: Ja arsyeja

Kina ka dëbuar përfundimisht reporterët nga tre gazeta amerikane si shenjë hakmarrjeje për kufizimin e ajensive kineze në SH.B.A. Ministria e Jashtme kineze urdhëroi reporterët nga New York Times, Washington Post dhe Wall Street Journal që të kthejnë  ‘lejekalimin si gazetar’ me  cilin operojnë brenda 10 ditëve.

Ministria gjithashtu kërkoi informacione rreth punës së të tyre në Kinë. Masat ishin në përgjigje të "kufizimeve të paarsyeshme për agjensitë e mediave kineze" në SH.B.A., u shpreh ministri i Punëve të Jashtëme. Aksioni i Kinës ndalon gjithashtu gazetarët e gazetave të punojnë në rajonet gjysmë-autonome të Hong Kong dhe Macau, ku ka më shumë liri të shtypit sesa në kontinent.

Në fillim të këtij muaji, administrata Trump vendosi kufizime në numrin e shtetasve kinezë që mund të punojnë si gazetarë në SH.B.A. - lëvizja e fundit në një radhë të mirë për liritë e shtypit.

"Gjithçka SHBA ka bërë, është se ka vënë ekskluzivisht në shënjestër të organizata të mediave kineze, dhe kështu është nxitur një mentalitet i Luftës së Ftohtë dhe paragjykim ideologjik," tha ministria e jashtme e Kinës në një deklaratë të martën.

Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo i kërkoi Pekinit të rishqyrtojë vendimin, duke e quajtur lëvizjen "për të ardhur keq".

"Më vjen keq për vendimin e sotëm të Kinës për të bllokuar më tej aftësinë e botës për operacione të shtypit të lire, operacione këto të cilat sinqerisht do të ishin me të vërtetë të mira për kinezët në këto periudha ekstremisht sfiduese globalisht, ku më shumë informacion e më shumë transparencë janë ato që do të shpëtojnë jetën," tha Pompeo.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Or tej: 18/03/2020 16:42

    Sic ma ke shty do ta shty ... i thone nje fjale popullore

    Përgjigju
  • edrom basha: 18/03/2020 08:07

    kaja bre kaja kaja kaja catnon plasi ctash.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje