Duke i cituar 10 zyrtarë të tashëm dhe të dikurshëm amerikanë, që kanë folur në kushte të anonimitetit, gazeta e ka përshkruar këtë situatë si njërin prej lëshimeve më të mëdha të inteligjencës në disa dekada.
Disa hetues kishin besuar se ekzistonte një spiun në mesin e agjencisë amerikane, CIA, ndërsa të tjerët kanë shfaqur dyshime se kinezët kishin depërtuaar në sistemin e fshehtë të CIA-s, që përdoret për komunikim me burimet e veta të jashtme.
Në raport, gazeta thekson se kjo çështje mbetet e pazgjidhur.
Sipas dy zyrtarëve të lartë amerikanë, prej 18 e deri në 20 burime të CIA-s në Kinë, janë vrarë ose burgosur, raporton New York Times.
(d.b/Shqiptarja.com)