Kina izolon mbi 600.000 njerëz rreth fabrikës që prodhon iPhone
Dy punëtorë shëndetësorë në një rrugë të zbrazët në Kinë
Kina ka izoluar një zonë me 600.000 banorë në qytetin Zhengzhou - ku gjendet fabrika më e madhe në botë për prodhimin e telefonave iPhone, të kompanisë amerikane, Apple – për shkak të shpërthimit të koronavirusit.
Për koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19, është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.
Të gjithë njerëzit, përveç punëtorëve të domosdoshëm dhe vullnetarëve për parandalim të koronavirusit, “nuk duhet të largohen nga shtëpitë e tyre”, kanë thënë autoritetet në Zhengzhou.
Ky vendim vjen pas disa pamjeve që kanë dalë në rrjetet sociale kineze javën e kaluar, në të cilat janë parë njerëzit duke u larguar nga fabrika që drejtohet prej gjigantit tajvanez, Foxconn dhe prodhon produkte për Apple.
Disa punëtorë janë ankuar për kushte të rënda, mungesë furnizimesh dhe se u është dashur të ikin nga fabrika në këmbë, për të shmangur kufizimet që ekzistojnë në transport publik
Autoritetet kineze vazhdojnë të vendosin masa izolimi dhe të kryejnë testime masive, me qëllim të shmangies së shpërthimeve masive të virusit.
Mirëpo variantet e reja kanë testuar aftësitë e zyrtarëve lokalë për të parandaluar koronavirusin para se të përhapet, prandaj një pjesë e mirë e popullsisë në Kinë është duke jetuar vazhdimisht nën kufizime. Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.
Më shumë se 6.5 milionë njerëz kanë vdekur prej shpërthimit të pandemisë në gjithë botën.
Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave, të përcjella nga India dhe Brazili./REL
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
46.1%
-
I keq
19.5%
-
As i mirë as i keq
34.4%
Vota total: 282
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës
25 Dhjetor, 20:00
-
Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia
25 Dhjetor, 19:34
-
Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë
25 Dhjetor, 19:23
-
Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë
25 Dhjetor, 16:49
-
Dyndje për festat! 'Bien' linjat ajrore amerikane, bllokohen mijëra fluturime
25 Dhjetor, 15:55
-
Një mrekulli Krishtlindjesh! Mendonte se ishte fëmijë i vetëm, 75-vjeçari takohet për herë të parë me vëllezërit dhe motrën
25 Dhjetor, 15:44
-
Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Srpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës
25 Dhjetor, 15:03
-
Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit
25 Dhjetor, 14:06
-
Kërcimi viral i Donald Trump për Krishtlindje (VIDEO)
25 Dhjetor, 13:29
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Amerika po planifikon të tërhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë
24 Dhjetor, 14:47
-
SHBA/ Komisioni i Etikës akuzon ish-ligjvënësin e Floridas, Matt Gaetz se pagoi rregullisht për seks, përfshirë një minorene
24 Dhjetor, 14:45