Kina kërkon rritjen e importeve bujqësore nga Shqipëria

Kina kërkon rritjen e importeve bujqësore nga Shqipëria
TIRANË, 17 Dhjetor /ATSH-Gjergji Mima/ - Kryeministri Edi Rama kërkoi sot nxitjen e bashkëpunimit në bujqësi dhe rritjen e investimeve kineze në energji dhe infrastrukturë.
Sipas zyrës së shtypit pranë kryeministrisë, gjatë një takimi dypalësh me Kryeministrin e Republikës Popullore të Kinës Li Keqiang, në Beograd, Kryeministri Rama theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të Shqipërisë me Kinën, si në rrafshin ekonomik dhe tregtar, ashtu edhe në atë kulturës dhe arsimit.
Kryeministri Li Keqiang i vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve të shkëlqyera dhe shprehu kënaqësinë për takimin e tretë brenda një viti me Kryeministrin shqiptar.
Në emër të Qeverisë kineze, Kryeministri Li Keqiang shprehu dëshirën për të rritur importet bujqësore nga Shqipëria, si dhe për të rritur investimet e kompanive kineze në prodhimin e energjisë dhe zhvillimin e infrastrukturës, që do të ndihmonte jo vetëm Shqipërinë, por edhe ndërlidhjen e vendit tonë me akset kryesore në Ballkan dhe Europën Juglindore.
Kryeministri kinez lajmëroi zhvillimin e takimit të katërt mes krerëve të qeverive të 16 vendeve europiane dhe kreut të Qeverisë kineze, takim që do të mbahet vitin e ardhshëm në Kinë.
Kryeministri Rama ftoi Kryeministrin Li Keqiang për të vizituar Shqipërinë në një moment të afërt e të përshtatshëm.
Kryeministri Rama kryeson delegacionin shqiptar në Samitin Ekonomik dyditor Kinë-Europa Qendrore dhe Lindore, në Beograd, i njohur si Samiti 16+1 me pjesëmarrjen e kryetarëve të qeverive të 16 vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore dhe Kryeministrit të Kinës, Li Keqiang.
Në përbërje të delegacionit shqiptar është edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj dhe ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto./m.m/

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat, e votojnë në seëancën plenare

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat, e votojnë në seëancën plenare