KINE- Pak para mesnatës së të enjtes autoritetet kineze konfirmuan lëshimin në orbitë të një tjetër sateliti. Gjithçka ndodhi në qendrën e lëshimit të satelitëve në provincën jugperëndimore të Sichuan.

Ky ishte sateliti i 16 që lëshohet drejt sistemit "Beidou" dhe sëbashku ata do të firmojnë një rrjet në hapësirë duke ofruar në fillim të vitit 2013 shumë shërbime në rajonin e Azisë dhe Paqësorit.

Zyrtarisht është menduar se sistemi do të mund të shfrytëzohet në rang global brenda vitit 2020. Deri më tani përdorimi i tij ka qenë më shumë në kuadër të informacioneve për sektorët e transportit, parashikimit të motit, telekomunikacion dhe monitorim i hartave hidrike.

"Beidou" është sistem pozicionimi i projektuar dhe ndërtuar plotësisht nga Kina ndërsa përputhet edhe me sistemet e tjera të pozicionimit.

Kina nisi të ndërtonte sistemin e vet satelitor që në vitin 2000 duke fituar një lloj pavarësie nga sistemet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
(eç/shqiptarja.com)