
Kina hedh poshtë akuzat e NATO-s për përforcim të narrativave të rreme të Kremlinit, duke iu referuar veçanërisht vetë aleancës Atlantike dhe luftës në Ukrainë dhe akuzon NATO-n se i ka hedhur benzinë zjarrit.
Kështu ka thënë një zëdhënës i delegacionit diplomatik kinez në Bashkimin Evropian, pas komunikatës përfundimtare të liderëve të NATO-s , pas samitit në Bruksel, ku përmendet drejtpërdrejt Kina.
"Sa i përket pretendimeve për përforcim të narrativave të rreme, ato bëhen nga ata që hedhin benzinë në zjarr për të krijuar probleme. Gënjeshtrat do të mbeten gënjeshtra dhe ajo që është e rreme nuk mund të bëhet e vërtetë", thuhet në deklaratë.
Lajmi kryesor:
Rusia: Mbyllet faza e parë e operacionit, tani fokusohemi të çlirimi i plotë i Donbasit! Biden në Poloni: Demokracia në botë, në rrezik! Franca: Mision humanitar në Mariupol me Turqinë e Greqinë











