Kina po e merr energjinë elektrike nga ferma më e madhe lundruese diellore në Tokë. Kina është një nga vendet më të ndotura në botë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Pekini në veçanti është i njohur për 'smogin' e saj ose ndotjen ekstreme. Kohët e fundit, Kina ka nisur një mision për ta ulur ndotjen dhe të prodhoj energji të pastër nëpërmjet shfrytëzimit të energjisë diellore.

Qeveria kineze ka njoftuar se kanë përfunduar ndërtimin e fermës më të madhe diellore në botë, dhe tani prodhon energji. Furnizimi me energji elektrike i "Sungrow" ka krijuar një hidrocentral të energjisë diellore prej 40 megavatësh.

Redaksia Online
Xh.F /Shqiptarja.com