Kina ndal Donald Trump: Kriza
me Penianin, zgjidhje paqësore

Kina ndal Donald Trump: Kriza<br />me Penianin, zgjidhje paqësore
Presidenti i Kinës Xi Jinping ndal vrullin e SHBA e cili është shprehur e gatshme të veprojë kundër Koresë së Veriut nëse kjo e fundit vijon më testimin e raketave balistike.
 
Ndërsa tensionet mes dy shteteve janë shtuar, presidenti kinez Jinping ka telefonuar homologun Trump duke i kërkuar manjatit se duhet riparë zgjidhja paqësore me Phenianin.
 
Gjatë telefonatës, mësohet se Jinping ka nënvizuar se Kina është në favor të një zgjidhjeje paqësore pa përdorimin e armeve kimike. Reagimi i Kinës vjen vetëm pak ditë pasi kreu i Shtëpisë së Bardhë është treguar i vendosur për të vepruar ndaj Koresë edhe nëse nuk e ka mbështetjen e Pekinit.
 
Trump ka bërë të qartë se Koreja e Veriut nuk do të tolerohet nëse vijon me kërcënimin bërthamor duke shtuar se Kim Jong un është duke kërkuar telashe. Tensionet janë shtuar sidomos pas sulmit që SHBA ndërmori në Siri, ku pas aksionit Peniani e konsideroi të justifikueshme përdorimin e armëve bërthamore.
 
Ndërsa Ëashingtoni ka shtuar presionin me dërgimin e luftanijeve Carl Vinson drejt gadishullit Korean.
 
Një ditë më parë Peniani u shpreh se do t’i përgjigjet cdo lloj forme të luftës që vjen nga SHBA.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane