Kina ka njoftuar një plan për të ndalur tregtinë e fildishit dhe përpunimin e tij deri në fund të vitit 2017.

Ky plan vjen si pasojë e një rezolute në Konventën për Tregtinë Ndërkombëtare të Specieve të Rrezikuara në Afrikën e Jugut.

Kina konsiderohet si një nga tregtuesit dhe përpunuesit më të mëdhenj në botë të fildishit, duke zënë vendin e parë me 70% dhe vendimi për ndalimin e tregtimit dhe përpunimit është mbështetur edhe nga aktivistë të shumtë të cilët e kanë konsideruar këtë plan si një vendim historik.

Sipas shkencëtarëve, përpara konolizimit nga evropianët, Afrika e Jugut kishte rreth 20 milionë elefantë, ndërkohë në vitin 1991 numëroheshin vetëm 1.3 milion. Momentalisht në Afrikën e Jugut ndodhen vetëm 352,271 ekzemplar.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com