Kina ndihmon për përmbytjet, 10
ekskavatorë për kanalet kulluese

Kina do të financojë një flotë prej 10 ekskavatorësh për hapjen dhe pastrimin e kanaleve kryesore kulluese. Gjatë një takimi që pati dje me ambasadoren e Kinës në Shqipëri, Jiang Yu, ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti falenderoi kryediplomaten kineze për ndërmjetësimin e këtij projekti, për përballimin e përmbytjeve në vend. Kina do të mbështesë Shqipërinë edhe në sektorin e ujitjes së tokave. Këtë vit, pritet të nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit në këtë fushë midis Ministrisë së Bujqësisë shqiptare dhe Ministrisë së Burimeve Ujore te Kinës.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0