PEKIN- Xi Jinping është konfirmuar si njeriu që do të drejtojë Kinën për dekadën tjetër. Xi Jinping u emërua zyrtarisht në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Komuniste, në vend të Hu Jintao.

Xi është emëruar gjithashtu edhe kryesues i Komisionit Qendror Ushtarak dhe pritet të emërohet president i shtetit në mars të vitit 2013. Zënvedësi i tij do të jetë Li Keqiang. Ata të dy u përshëndetën me duartrokitje nga salla e Asamblesë Popullore.

Ndërkohë që numri i anëtarëve të Komitetit të Përhershëm të Partisë Komuniste kineze që do të qeverisë Kinën në 10 vitet e fundit është reduktuar nga 9 në 7 anëtarë. Zënvedësi i tij do të jetë Li Keqiang. Xi tha se liderë e rinj të Kinës do të luftojnë për “një jetë më të mirë” për njerëzit e vendit.

(sg/shqiptarja.com)