Kina: Nuk dinim asgjë për planet e Rusisë për të pushtuar Ukrainën, do të kishim bërë çmos për ta ndaluar luftën

Kina: Nuk dinim asgjë për planet e Rusisë për të pushtuar Ukrainën, do të kishim bërë çmos për ta ndaluar luftën

Kina nuk dinte asgjë për planet e Rusisë për Ukrainën pasi "nëse do ta dinim këtë, do të kishim bërë ç'të mundeshim për t'i ndaluar ata". Kështu shkroi në Washington Post, ambasadori kinez në Shtetet e Bashkuara Qin Gang.

"Ka pasur pretendime se Kina ishte në dijeni të aksionit ushtarak rus dhe se i kishte kërkuar Moskës ta shtynte atë deri në fund të Lojërave Olimpike Dimërore. Zëra të tjerë pohuan gjithashtu se Rusia po kërkonte ndihmë ushtarake nga Kina. Më lejoni ta them këtë me përgjegjësi: pretendimet se Kina ishte në dijeni, pranoi ose mbështeti në heshtje këtë luftë janë thjesht dezinformata. Të gjitha këto deklarata shërbejnë vetëm për të shkarkuar fajin dhe për të hedhur baltë mbi Kinën. Në Ukrainë kishte më shumë se 6000 qytetarë kinezë. Kina është partneri më i madh tregtar i Rusisë dhe Ukrainës dhe importuesi më i madh i naftës bruto dhe gazit natyror në botë. Konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës nuk është i mirë për Kinën. Nëse Kina do ta dinte për krizën e afërt, ne do të kishim bërë çmos për ta parandaluar atë”, siguroi ambasadori.


Lajmi kryesor:

Gati plan 15 pikësh për paqen? Zelensky në Kongresin e SHBA: Po jetojmë '11 shtatorin'! Bombardohet teatri me civilë në Mariupol! Biden: Putin kriminel lufte! Reagon Kremlini: E pafalshme


  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset