Kina do të marrë “masa dramatike” nëse Tajvani bën lëvizje drejt pavarësisë, ka paralajmëruar të mërkurën një zyrtar i Pekinit, duke shtuar se provokimet e Tajvanit dhe ndërhyrjet e jashtme mund të rriten vitin e ardhshëm.
Kina e konsideron Tajvanin si territorin e saj dhe në dy vjetët e fundit ka rritur presionin diplomatik dhe atë ushtarak, gjë që ka nxitur shqetësime në Taipei dhe Uashington.
Kina ka pasur gatishmëri për të arritur ribashkim paqësor me Tajvanin, mirëpo do të vepronte nëse do të kalohej ndonjë vijë e kuqe për pavarësinë, ka thënë Ma Xiaoguang, zëdhënës në Zyrën kineze për Çështje të Tajvanit.
“Nëse forcat separatiste në Tajvan provokojnë me pavarësi apo kalojnë vijën e kuqe, ne do të duhet të marrim masa drastike”, ka thënë Ma.
Tajvani është bërë faktor kyç në marrëdhëniet mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.
SHBA njihet si mbështetësja më e rëndësishme ndërkombëtare e Tajvanit dhe furnizuesja më e madhe me armë, pavarësisht mungesës së marrëdhënieve diplomatike zyrtare.
Kina rregullisht e përshkruan ishullin si çështjen më të ndjeshme në lidhjet e saj me SHBA-në.
Ndonëse Shtetet e Bashkuara e njohin vetëm një Kinë, atyre u kërkohet me ligj që t’i ofrojnë Tajvanit mbështetje për të mbrojtur veten dhe tash e një kohë ato ndjekin një politikë të “paqartësisë strategjike” nëse do të intervenonin ushtarakisht për të mbrojtur Tajvanin në rast të ndonjë sulmi kinez./ REL
Sondazhi i ditës:
16 Nëntor, 09:13
Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?
-
Të drejtë
59%
-
Të gabuar
34.9%
-
Nuk e di
6.1%
Vota total: 3095
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tragjedi në Kinë/ Makina përplas turmën, 35 të vdekur, 43 të plagosur (VIDEO)
12 Nëntor, 14:19
-
Shpërndau sekrete shtetërore, Kina dënon me vdekje zyrtarin
7 Nëntor, 16:48
-
Zgjedhjet në SHBA, Xi për Trump: Kina dhe SHBA do gjejnë rrugën e duhur për t'u marrë vesh në 'epokën e re'
7 Nëntor, 08:47
-
SHBA pritet t'i shesë Tajvanit armatime të reja, përfshirë një sistem raketash që përdoret në Ukrainë
26 Tetor, 21:53
-
Zbulimi i bujshëm/ Media amerikane: Elon Musk mbante kontakte të rregullta me presidentin Putin prej 2 vitesh
25 Tetor, 19:59
-
Zgjedhjet në SHBA/ Inteligjenca amerikane: Rusia, Kina dhe Irani synojnë përçarjen e votuesve para zgjedhjeve
22 Tetor, 22:21
-
Presidenti rus Putin pret samitin e zgjeruar të BRICS
22 Tetor, 18:52
-
Ushtria kineze bën manonvra me 153 avionë, qeveria në Tajvan: Numri më i lartë i pikasur ndonjëherë
15 Tetor, 16:20
-
SHBA-ja dhe Filipinet nisin stërvitje ushtarake një ditë pasi Kina rrethoi Tajvanin
15 Tetor, 09:32
-
Tajvan, Kina rrethon ishullin me avione dhe anije! Pekini: Paralajmërim i ashpër për Forcat e Pavarësisë! SHBA: Jemi të shqetësuar
14 Tetor, 07:54
-
Sërish tensione midis Kinës dhe Tajvanit, shkak aeroplanmbajtësja në jug të ishullit
13 Tetor, 12:37
-
SHBA stërvit trupa elitë për të ndihmuar Tajvanin nga Kina: Po trajnohet njësia që vrau Osama bin Ladenin në 2011-n
12 Shtator, 21:10
Po pse e zgjasni kot more te paudhe?!!.... Po DIHET edhe nga çilimijte qe Taivani eshte Toke Kineze dhe i perket plotesisht asaj. Eshte vetem çeshtje kohe, dhe mos u mundoni kot ta zgjasni kete gjendje letargjie dhe acarimi e ngerçi komplet artificial. Lereni Kinen ne te drejten e saj dhe te marre fund budallalleku i dy Kinave. Ka vetem nje Kine dhe vetem nje. Kina e madhe e kuqe dhe e bashkuar se bashku me ishullin e saj jugor, Taivanin.
Përgjigju