Kina paralajmëron SHBA:
Provokimet sjellin luftë detare

Kina paralajmëron SHBA:<br />Provokimet sjellin luftë detare
PEKIN - Ushtria kineze paralajmëroi sot SHBA se stërvitjet e përbashkëta ushtarako-detare me Filipinet e rrisin rrezikun e konfliktit të armatosur në ujërat e kontestuara të Detit të Kinës së Jugut. Ky është paralajmërimi më i ashpër i nivelit të lartë deri tani, shkruan agjencia Reuters.

Paralajmërimi kinez vjen nëpërmjet Liberation Army Daily, organi zyrtar i ushtrisë kineze. Këtë javë anijet amerikane nisën një stërvitje të përbashkët me flotën filipinase, ndërkohë që situate ka qenë mjaft e tensionuar mes Filipineve dhe Kinës në lidhje me territoret detare dhe të dyja vendet kishin afruar anijet e tyre luftarake në zonë.

Stërvitja e përbashkët amerikano-filipinase po kryhet në zona të ndryshme rreth shtetit ishullor dhe të hënën do të zhvendoset në ujërat e Detit të Kinës së Jugut.
“Çdokush me shikim të kthjellët, ka kohë që e sheh se pas këtyre stërvitjeve fshihet mentaliteti që do ta çojë Detin e Kinës së Jugut në një spirale drejt konfrontimit ushtarak dhe zgjidhjes përmes forcës së armëve”, thotë editoriali i gazetës që është zëri kryesor i ushtrisë kineze.

Kina ka probleme të territorit ujor me Filipinet, Vietnamin, Malajzinë, Brunein dhe Taivanin përgjatë ujërave të Detit të Kinës së Jugut, zona ku mendohet të ketë burime të naftës dhe gazit dhe janë mjaft të rrahura nga trafiku i anijeve tregtare.

Sipas strategjisë së re ushtarake amerikane nën presidentin Obama, përqendrimi ushtarak amerikan po zhvendoset nga Europa dhe Lindja e Mesme drejt Azisë Jugore dhe Paqësorit.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje