Kina paralajmëron SHBA-në: Nuk frikësohemi nga askush

Kina paralajmëron SHBA-në: Nuk frikësohemi nga askush

Presidenti Donald Trump nënshkroi të enjten një dokument, që i hap rrugën tarifave të reja me vlerën e 60 miliardë dollarëve ndaj importeve kineze, që mund të çojnë në një luftë tregare me Pekinin.

Kjo masë kundër Kinës është pjesërisht një reagim ndaj vjedhjes dhe transferimit të paligjshëm të teknologjisë amerikane tek kompanitë kineze.”Po ndodh një vjedhje e jashtëzakonshme e pronës intelektuale”, tha Presidenti Trump, i cili shtoi se Shtetet e Bashkuara duan të zhvillojnë tregti reciproke. “Nëse ata na bëjnë që të paguajmë, të njëjtën gjë do bëjmë edhe ne”,– komentoi Presidenti Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Gjatë presidencës së tij 14-mujore, Trump e ka vlerësuar shpesh Presidentin kinez Xi Jinping, duke cituar marrëdhëniet e mira që ka me të. Por ai është ankuar vazhdimisht për deficitin vjetor tregtar të Shteteve të Bashkuara me Kinën, që sipas tij prek vlerën e 375 miliardë dollarëve. Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se me rritjen e tarifave tregtare, shpreson ta shkurtojë deficitin tregtar me Kinën, me 100 miliardë dollarë në vit.

I menjëhershëm ishte reagimi i Pekinit: “Kina nuk dëshiron luftë tregtare me askënd. Por nëse dikush na detyron të luftojmë, nuk do të frikësohemi e as do të fshihemi. “, tha një zëdhënëse e Ministrisë së Jashme kineze. Grupet tregtare që përfaqësojnë gjigandët amerikanë të shitjes me pakicë, si Walmart dhe kompanitë e teknologjisë, përfshirë Apple, paralajmërojnë se tarifat e reja do të rrisnin çmimet për konsumatorët në Shtetet e Bashkuara dhe mund të mos bëjnë sa duhet për të pakësuar deficitin tregtar.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë