Kina pret delegacionin e
Assad për krizën në Siri

Kina pret delegacionin e <br />Assad për krizën në Siri
SIRI – Delegacioni i presidentit sirian Bashar al-Assad udhëtoi sot drejt Kinës për bisedime mbi krizën në vend.

Ministria e Jashtme kineze tha se ishte pjesë e përpjekjeve të saj për të zbatuar planin 6-pikësh të OKB-së për paqen në vend, ndërsa ka vënë dy herë veton e saj në rezolutat e OKB-së kundër regjimit të Assad-it.

Ndërkaq, njoftohet se Bouthaina Shaaban do të takohet edhe me ministrin e Jashtëm Yang Jiechi më vonë gjatë së martës.

Ndërkohë shefja humanitare e OKB-së, Valerie Amos do të mbërrijë në Siri për të vlerësuar rrjedhjen e ndihmave urgjente. Ajo pritet të kërkojë akses më të lartë për punëtorët e ndihmës së huaj në Siri, teksa Gjysmëhëna e Kuqe siriane dhe arabe po has vështirësi për të shpërndarë ushqimin.

OKB-ja thotë se rreth 2 milionë sirianë janë prekur nga kriza dhe më shumë se 1 milionë janë larguar nga shtëpitë e tyre. Dhjetëra mijëra njerëz kanë ikur përtej kufijve të Sirisë në Turqi, Jordani, Liban dhe Irak në mes dhunës së vazhdueshme në të gjithë vendin.

Luftimet vijojnë në Siri, kryesisht në kryeqytet, Damask dhe Aleppo, ku gjatë së hënës aktivistët raportuan së paku 64 persona të vrarë në Damask dhe rrethinat përreth.

(gre.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)