Kina rikthen trenat e shpejtësisë
së lartë pas ndalimit në vitin 2011

Kina rikthen trenat e shpejtësisë<br />së lartë pas ndalimit në vitin 2011
Flota e Kinës me trena të shpejtësisë së lartë është vendosur për tu rikthyer ne qarkullim.
 
Trenat e shpejtësisë së lartë “Fuxing”, udhëtonin me 300 km/h dhe u ndaluan në vitin 2011 pas dy aksidenteve ku humbën jetën rreth 40 persona.
 
Prej javës së ardhshme, disa trena do të lejohen të udhëtojnë sërish në një shpejtësi më të lartë, rreth 350 km/h.
 
Shpejtësia maksimale më e lartë do të shkurtojë rreth një orë nga koha e udhëtimit midis Pekinit dhe Shangait.
 
Deri më 21 shtator, shtatë nga trenat e shpejtësisë së lartë të Kinës do të lejohen të udhëtojnë me shpejtësi maksimale të rritur.
 
Të gjitha trenat janë pajisur me një sistem të përmirësuar të monitorimit që do të ngadalësojë dhe ndalojë trenat automatikisht në rast emergjence.
 
Operatori hekurudhor i vendit besohet të jetë duke kërkuar mënyra për të përmirësuar rrugën për të lejuar që trenat të ecin akoma më shpejt, ndoshta me shpejtësi rreth 400 km/h.
 
Kina ka  rreth 19,960 km rrjet hekurudhor me shpejtësi të lartë, por rrezimi  i dy trenave të shpejtësisë së lartë në 2011 lartë çoi në një hetim në ministrinë e hekurudhave që zbuloi korrupsionin e përhapur masivisht, duke ndaluar qarkullimin e trenave të shpejtësisë së lartë.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete