Kina rrit buxhetin për mbrojtje për shkak të sfidave komplekse të sigurisë
Ushtarët kinezë gjatë një parade ushtarake më 2021
Rritja e buxhetit të mbrojtjes të Kinës është “e përshtatshme dhe e arsyeshme” dhe ka për qëllim përmbushjen e “sfidave komplekse të sigurisë”, tha më 4 mars një zëdhënës i Parlamentit kinez.
Wang Chao nuk ka asnjë tregues nëse shkalla e rritjes që do të bëhet publike të dielën gjatë sesionit hapës të Kongresit Kombëtar Popullor do të ishte mbi ose 7.1 për qind, sa ishte vitin e kaluar.
Por, ai tha se buxheti i mbrojtjes vazhdon të jetë stabil, duke shtuar se modernizimi ushtarak i Kinës “nuk do të jetë kërcënim për asnjë shtet”.
“E kundërta, do të jetë një forcë pozitive për mbrojtjen e stabilitetit rajonal dhe të paqes në botë”, tha Wang gjatë një konference për media.
“Rritja e shpenzimeve të mbrojtjes është e nevojshme për të përmbushur sfidat komplekse të sigurisë dhe që Kina të përmbushë obligimet e saj si shtet i madh. Shpenzimet e mbrojtjes së Kinës... janë më të ulëta sesa mesatarja botërore dhe rritja do të jetë e përshtatshme dhe e arsyeshme”, theksoi ai.
Më 2021, sipas Bankës Botërore Kina kishte shpenzuar 1.7 për qind të Bruto Prodhimit të Brendshëm për ushtrinë, krahasuar me Shtetet e Bashkuara që kishin buxhet prej 3.5 për qind.
Vitin e kaluar, Kina ndau një buxhet prej 229 miliardë dollarësh për ushtrinë apo dyfishin e buxhetit krahasuar me vitin 2013.
Në dy dekadat e fundit, Kina vazhdimisht ka rritur shpenzimet për ushtrinë prej 2 milionë anëtarësh dhe ka rritur aftësitë në të gjitha kategoritë ushtarake./REL
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Riorganizimi i PD, kur duhet të mbahen zgjedhjet per kryetarin e ri?
-
Në korrik
51.8%
-
Pas korrikut
22.6%
-
S'kam mendim
25.6%
Vota total: 199
Lajme të tjera
-
Tensionet në rritje mes Pekinit dhe Tajvanit, Gjermania dërgon dy anije luftarake në detin e Kinës Jugore
4 Qershor, 18:07
-
Sekretari amerikan: Uashingtoni nuk do të pranojë trysninë e Kinës, ndaj aleatëve të tij
4 Qershor, 10:21
-
Provokim i rrezikshëm! SHBA e alarmuar pas përgjimeve agresive nga avioni kinez
1 Qershor, 10:16
-
SHBA: Rritje alarmante e ndërhyrjeve agresive nga avionët kinezë
1 Qershor, 08:15
-
Rusia dhe Kina në ‘sinkron’, mbrojnë Serbinë për veriun e Kosovës: Perëndimi mos të fajësojë serbët se janë paqësorë dhe të paarmatosur
30 Maj, 13:52
-
Protesta të ashpra në Kinë! Mijëra myslimanë sfidojnë autoritetet kineze në mbrojtje të xhamisë, pas vendimit për prishjen e saj
30 Maj, 10:45
-
Nga Tokio e deri tek Osaka, ja kush janë 10 qytetet më të mëdha në botë! Njihuni me atraksionet dhe sfidat e tyre
28 Maj, 09:07
-
Piu shishe me pije alkoolike kineze live, vdes papritur influenceri i Tik-Tok-ut (VIDEO)
27 Maj, 17:32
-
Takimet e nivelit të lartë sinjalizojnë për përmirësim në marrëdhëniet SHBA-Kinë
27 Maj, 16:00
-
SHBA: Balona spiune e Kinës nuk ishte me pasoja të mëdha
24 Maj, 07:35
-
Ora e perandorit të fundit kinez shitet me çmimin ‘marramendës’ në ankand
23 Maj, 20:50
-
Deklarata e G7, forcohet trysnia edhe ndaj Kinës nga liderët botërorë: Kërcënim në rritje së bashku me Rusinë
21 Maj, 10:39