Kina 'shpëton' nga pandemia, asnjë viktimë dhe rast i ri infeksioni gjatë 24 orëve të fundit

Kina 'shpëton' nga pandemia, asnjë viktimë dhe rast i ri infeksioni gjatë 24 orëve të fundit

Autoritetet në Kinë sot nuk kanë regjistruar asnjë infeksion dhe viktimë të re nga koronavirusi i ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të kaluara, ndërkohë që Koreja e Jugut raportoi 58 raste të reja.

Komisioni kinez i Shëndetit tha në një deklaratë se në 31 provincat në territorin kontinental nuk janë regjistruar raste dhe të vdekur.

Në deklaratë thuhet se 70 persona janë duke vazhduar trajtimin në spital, ndërkohë që 414 të tjerë mbahen nën mbikëqyrje si të dyshuar.

Nga ana tjetër, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC) e Koresë së Jugut raportoi 58 raste të reja në 24 orët e fundit, të cilat janë regjistruar në zonat urbane në kryeqytetin Seul dhe rrethinë. I shfaqur për herë të parë në Kinë dhjetorin e kaluar, COVID-19 është përhapur gati në mbarë globin, duke infektuar mbi 5,8 milionë dhe duke vrarë më shumë se 358 mijë njerëz.

Në Kinë deri më tani jetën kanë humbur 4.634 persona dhe janë infektuar 82.995, kurse në Korenë e Jugut janë regjistruar 269 të vdekur dhe 11.344 raste.


Lajmi kryesor:

Covid, në Itali regjistrohen 87 viktima dhe 2240 të shëruar...Rastet pozitive në botë në pragun e 6 milionë


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë