KINE-Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës, u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të repektojnë angazhimet e marra në lidhje me ndryshimet klimaterike.
“Ne jemi të mendimit se të gjitha palët duhet të respektojnë angazhimet e tyre dhe të marrin masa konkrete dhe vullnetare për të aplikuar marrëveshjen e Parisit”, është shprehur gjatë një konference për shtyp Lu Kang, zëdhënësi i ministrisë kineze të Punëve të Jashtme.
“Pak rëndësi ka nëse vendet e tjera ndryshojnë politikat e tyre klimatike,Kina nuk do ta ndryshojë vendosmërinë, objektivat dhe politikën e saj në çështjet e ndryshimit klimatik”, ka shtuar Lu Kang.
Reagimi i Kinës vjen pas firmosjes së dekretit për pavarsinë energjitike nga presidenti Trump, dekret ky që rinovon industrinë e karbonit dhe del kundër marrëveshjes së Parisit e cila është nënshkruar në 2015 nga 190 vende.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com