Këto janë shifra marramendëse të cilat tregojnë se këtu njerëzit nuk mund të jetojnë pa përdorimin e teknologjisë pasi atë e përdorin për gjithçka në jetën e përditshme.
Gjithsej 40.74 milionë përdorues të rinj të internetit janë shtuar gjatë vitit të kaluar në Kinë, duke ruajtur një rritje të qëndrueshme, ndërkohë numri i përdoruesve të internetit të lëvizshëm ka shkuar në 753 milionë. Raporti i përdoruesve të internetit që përdorin internetin e lëvizshëm u rrit në 97.5 për qind nga 95.1 për qind në vitin 2016.
Ndërsa numri i përdoruesve të internetit në Kinë ka qenë në rritje të vazhdueshme edhe veprimtaria e tyre në të gjitha fushat e përdorimit të internetit ka ruajtur nivele të larta. Vjet, për shembull, numri i përdoruesve që porositën ushqime nëpërmjet internetit pati një normë vjetore rritjeje prej 64.6 për qind, kurse i atyre që morën biçikleta me qira nëpërmjet internetit arriti në 221 milionë, ndërsa u bë mbulimi i qyteteve të mëdha kineze me këtë shërbim, duke u kryer njëkohësisht edhe në 21 vende të tjera. Edhe numri i përdoruesve që bënë pagesa në telefona mobil u rrit me shpejtësi, duke arritur në 527 milionë.
Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com