PEKIN - Të paktën 13 ekstremistë u vranë nga policia pasi kishin shkaktuar një shpërthim kundër një ndërtese të forcave të sigurisë në Xinjiang, provincë myslimane në veriperëndim të Kinës, theksoi sot qeveria rajonale në faqen e saj të internetit.

"Sot, kriminelët kanë sulmuar me automjetet e tyre ndërtesën e forcave të sigurisë në Kargilik, në prefekturën Kasghar në Xinjiang dhe kanë shkaktuar një shpërthim.

Policia është kundërpërgjigjur me forcë dhe ka vrarë  13 kriminelë", thuhet në faqen e internetit të qeverisë rajonale duke shtuar se tre policë ishin plagosur.

Xinjiang është një rajon i përfshirë nga trazirat ku ujgurët, myslimanët turkofonë, përbëjnë etninë më të madhe.

Disa ditë më parë, agjencia zyrtare kineze e lajmeve Hsinhua njoftoi ekzekutimin e 13 personave të dënuar për terrorizëm dhe akte të tjera dhune në Xinjiang./ATSH/ 


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)