KINE - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në një fshat të provincës Henan të pjesës qëndrore të Kinës. Policia ka arrestuar një 36 vjeçar, i cili i armatosur me thikë ka plagosur 22 nxënës dhe një mësues.
Zyrtarët raportojnë se ngjarja ka ndodhur në momentin kur nxënësit po hynin në klasat e tyre.
Agjencia e lajmeve Xinhua nuk dha hollësi për motivin e kësaj ngjarje të rëndë.
Më pas, shtoi se dy prej nxënësve në gjendje të rëndë shëndetësore u dërguan menjëherë në spitalin rajonal.
Kina ka përjetuar gjatë viteve të kaluara një seri sulmesh nëpër shkolla, për të cilat shumica e rasteve janë fajësuar njerëz që kanë humbur vendet e punës.
Në vitin 2010, një tjetër person vrau 28 fëmijë, dy mësues dhe një roje sigurie në një kopsht në Kinën lindore.
(l.c/ad.ti shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com