Kinë - Rreth 550 nxënës nga Kina, janë helmuar pas konsumimit të qumështit dhe biskotave. Nxënësit e helmuar frekuentonin disa shkolla fillore dhe të mesme në provincën Qinghai në pjesën veripërendimore të Kinës.
Disa prej tyre janë në gjëndje kritike për jetën , thuhet në një deklaratë të autoriteve lokale. Ata shfaqën simptoma marrje mendsh, të vjella dhe dhimbje koke pas konsumimit të vaktit në mëngjes nga shkolla, që përbëhej nga qumështi dhe biskota.
“Nga hetimet paraprake thuhet se qumështi ka qenë shkaku i helmimit” deklaroi Wu Hai, sekretar i komitetit të qarkut të Partisë Komuniste të Kinës.
Ndërkohë disa mostra janë dërguar nga autoritetet krahinore për inspektim. Qeveria e qarkut Datong më herët ndërmori iniciativën për ofrimin falas të ushqimit për 450.000 nxënës në shkollat fillore dhe të mesme pranverën e kaluar në një fushatë për të përmirësuar kushtet ushqyese.
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com