KINË - Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia kineze për trafikim të lëndëve narkotike dhe të qënieve njerëzore. Shtetasit shqiptarë vepronin së bashku me një grup trafikantësh nga Nigeria, ku u arrestuan dhe 30 prej tyre.
Arrestimet u kryen në qytetin Xinhua, ku në operacionin e arrestimeve ishte përfshirë edhe policia italiane dhe ajo e Togos.
Sipas policisë, shqiptarët trafikonin ilegalisht marijuanë në Kinë dhe kur ktheheshin merrnin refugjatë kineze, të cilëve i premtonin se do ti dërgonin në Itali duke i kërkuar shuma të mëdha të parave. Njëri prej shqiptarëve të arrestuar kishte krijuar në qytetin Xinhua edhe një rrjet prostitucioni.
Pritet që shqiptarët të dalin para trupës gjykuese, por duhet theksuar se në Kinë trafikantët e lëndëve narkotike dhe qënieve njerëzore ekzekutohen me vdekje dhe nuk kanë mundësi për t'u mbrojtur me avokat.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com