Kinë, inagurohet ura më e lartë në
botë, 565  metra e lartë /Video

Kinë, inagurohet ura më e lartë në<br />botë, 565  metra e lartë /Video
Kinë- Në këtë fundvit ura më e lartë në botë është gati të mirëpresë të gjitha automjetet.

Më në fund pas tri vitesh konstruksion vjen edhe ora e inagurimit.  Sigurisht që ndërtimi gjigand 565 metra i lartë dhe 1341 metra e gjatë do të mbante vulën e shtetit të rekordeve Kina.

Ndërtimi i urës gjigande kishte nisur që në vitin 2013 dhe ka kushtuar plot 150 milionë dollarë.  

Më shumë se 1000 persona kanë dhënë kontributin e tyre në ndërtimin e urës së rekordeve  Beipanjiang.

Ky investim gjigand do të shërbejë për të lidhur dy provincat Yunnan dhe Guizhou.

Ekuivalente me një ndërtesë 200-katëshe, Kina ka përfunduar  një nga  ndërtimet më të rëndësishme të inxhinierisë në vitet e fundit. Ura e cila lidh krahinat malore pritet të shkurtojë kohën e udhëtimit në një orë e gjysmë nga pesë orë që ishte në të kaluarën.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, s’u lejuan të votonin me karta të skaduara, reagon Omonia

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, s’u lejuan të votonin me karta të skaduara, reagon Omonia