KINE - U mbyll pa surpriza Kongresi i 18-të i Partisë Komuniste Kineze. Vendimi i fundit i Kongresit ishte zgjedhja e Komisionit të ri Qendror.

Xi Jinping u zgjodh Sekretari i Përgjithshëm në vend të Hu Jintao-s dhe zevendësi i tij Li Keqiang u përshëndetën me duartrokitje nga salla e Asamblesë Popullore.


Ndërsa banda e Ushtrisë Çlirimtare luante himnin kombëtar, agjensia Kina e Re, njoftoi që dy liderët e ardhshëm të vendit, fuqia e dytë ekonomike në botë u përzgjodhën nga Kongresi Komunist, i përbërë nga 20 anëtarë efektivë dhe 170 suplente.

Do të jetë Komiteti Qendror i zgjedhur nga 2270 delegues në Kongres për të vendosur Byronë Politike prej 25-30 veta. Kjo nga ana tjeter, do të zgjedhë në gjirin e saj Komitetin e Përhershëm, konsideruar si qeveria e vërtetë e Kinës. Të gjithë kandidatët e privilegjuar, duke përfshirë Zv.kryeministrin dhe ekspertin economist Wang Qishan dhe konservatorin Liu Yunshan, kreu i propagandës që në vitet e fundit ka ushtruar kontrollin e tij në media.

(LC/Gre.M/Shqiptarja.com)