Kinë, më 1 janar shfuqizohet ligji
për një fëmijë të vetëm

Kinë, më 1 janar shfuqizohet ligji<br />për një fëmijë të vetëm
Kina do të shfuqizojë më 1 janar ligjin i cili i kufizonte çiftet për të pasur vetëm një fëmijë, duke lejuar sjelljen në jetë të një fëmije të dytë.
 
Ligji për një fëmijë të vetëm hyri në fuqi në vitin 1970. Arsyeja që u pa e nevojshme vendosja e një ligji të tillë ishte parandalimi i një mbipopullimi të vendit.
 
Heqja e ligjit të mëparshëm, i cili kufizonte numrin e fëmijëve në 1 ka ardhur si pasojë e prishjes së balancave midis gjinisë femërore dhe asaj mashkullore.
 
Ndërkohë gjatë kësaj kohe është vënë re edhe ulja e forcës punëtore dhe rritja e numrit të moshave të treta të cilat nuk mbështeten nga fëmijët e tyre.
 
Gjithashtu Kina ka aprovuar edhe një ligj për dhunën në familje, gjë e cila ishte injoruar më parë, pasi publikimi i rasteve të dhunës në familje në Kinë shihej si një turp për familjet tradicionale.
 
Ligji kundër dhunës në familje, mbron gjithashtu edhe çiftet që bashkëjetojnë, por jo për çiftet gay.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e pjesshme të Himarës, deri në orën 11:00 pjesëmarrja në votime është rreth 4% më shumë nga 14 Maji 2023

Zgjedhjet e pjesshme të Himarës, deri në orën 11:00 pjesëmarrja në votime është rreth 4% më shumë nga 14 Maji 2023