Kinë, miliarderi dënohet me vdekje
bashkë me vëllanë si mafiozë

KINË - Miliarderi kinez Liu Han, i cili besohet se ka lidhje me ish-shefin e Sigurimit të Kinës, Zhou Yongkang, është dënuar me vdekje.
 
Një gjykatë në Hubei ka shpallur fajtorë, miliarderin kinez dhe vëllain e tij Liu Vei për vrasje dhe organizim të krimeve të stilit mafioz.
 
Dy vëllezërit ishin pjesë e një grupi prej 36 personash që akuzohen për të njëjtat krime.
 
Vendimi me vdekje i miliarderit besohet se është pjesë e një ofensive më të gjerë kundër korrupsionit, që ka lidhje me rrjetin e ish-Sigurimit në Kinë. 

Vendimi i gjykatës thotë se midis të tjerash, Liu Han dhe grupi i tij kishin pasur përfitime financiare nga aktivitetet e paligjshme, kryer në mënyrë të organizuar;  në shumë raste ata kishin kryer vrasje, dëme dhe ndalime të paligjshme.
 
Liu Han, i cili është ish-kreu i konglomeratit minerar “Sichuan Hanlong Group” u rendit i 148-i në listën e revistës “Forbes” të vitit 2012 për biznesmenët më të pasur në Kinë.
 
Muajt e fundit disa zyrtarë të lartë nga provinca e Sishuan që kanë lidhje me ish-shefin e Sigurimit Kinez janë vënë nën vëzhgim.
kinez
 kinez
kinez
(Vëllezërit, njeri prej tyre miliarderi, duke duke dërgjuar vendimin me vdekje në gjykatë)

Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen