PEKIN- Ushtria kineze i kërkoi sot SHBA-së të heqë dorë nga misioni i përgjimit ajror dhe detar pranë kufijëve kinez, duke theksuar se kjo gjë mund të sjellë "aksidente për të ardhur keq".
"SHBA-ja duhet të marrë masa konkrete për të zvogëluar aktivitetin e saj të përgjimit kundrejt Kinës deri në një ndërprerje të plotë", deklaroi në një konferencë për shtyp Yang Yujun, zëdhënës i Ministrisë kineze të Mbrojtjes.
Në fund të javës së kaluar Pentagoni konfirmoi se një avion luftarak kinez i ishte afruar tre herë rrezikshëm një avioni ushtarak amerikan në hapsirë ajrore ndërkombëtare në lindje të Kinës.
Avioni luftarak kinez, që ishte i armatosur, iu afrua të paktën 10 metra avionit amerikan të tipit "P8-Poseidon" që bën përgjime detare dhe po kryente një mision rutinë, konfirmoi kundëradmirali John Kirby, zëdhënës i Pentagonit, duke dënuar këto manovra shumë të rrezikshme./ATSH/