KINE-Dhjetra makina u përplasën në një autostradë në veri të Kinës duke lënë të vdekur 17 persona dhe të plagosur 37 të tjerë. Skena në aksidentin tragjik ishte e ngjashme me filmat e hollivudit. Shkak besohet se ka qenë moti i keq që shkaktoi rrëshqitje në rrugë duke sjellë dhe kaosin që shihni në foto dhe video.
Në pamjet e mëposhtme mund të shihni edhe gjendjen e automjeteve.
Autostrada ku u regjistrua dhe aksidenti lidh Pekinin me Kunimung.
Në aksident ku u përfshinë rreth 56 makina e pjesa më e madhe tyre ishin kamionë. Dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga mjegulla dhe shiu i rënë i përzjerë me borë.
Autoritetet kineze thanë se, në orët para aksidentit tragjik në zonë kishte rënë borë.
Zjarrfikësit thanë se kur mbërritën në vendngjarje, luftuan me flakët në makinat që ishin përplasur. Për të nxjerrë viktimat apo të plagosurit në orët e para ishte shumë e vështirë.
Sipas tyre veç kushteve të vështira atmosferike, aksidenti ndodhi menjëherë pas daljes nga një tunel dhe kjo bëri që të përfshiheshin më shumë makina.
Disa drejtues mjetesh që i mbijetuan aksidentin treguan se mjegulla pas daljes nga tuneli ishte tepër e dendur dhe kur më në fund vinin re rrugën e bllokuar nga makinat e përplasura më parë, ishte tepër vonë për të frenuar.
Redaksia Online
(d.b/E.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?
-
Institucioneve
14.9%
-
Opozitës
18%
-
Qytetarëve
67.1%
Vota total: 1932
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spiropali uron Tavon: Populli i Himarës foli, zgjodhi dhe dëshmoi kulturë demokratike! Punë të mëdha na presin
5 Gusht, 11:53
-
Begaj pret të Ngarkuarën me Punë të SHBA në Tiranë: Mirënjohje për kontributin tuaj
5 Gusht, 11:49
-
VIDEO/ 'Hiqini kapelen', goli i pabesueshëm që u shënua në Argjentinë! I denjë për çmimin 'Puskas'
5 Gusht, 11:47
-
Dënohet me 4 dekada burgim klani italo-shqiptar i narkotrafikut! Drejtohej nga dy vëllezërit shqiptarë, vendimi dhe emrat
5 Gusht, 11:37
-
Sherri me personazhin e njohur në TikTok! Nuk u paraqit në komisariat, shpallet në kërkim Noizy
5 Gusht, 11:34
-
Keni humbur dokumentet e udhëtimit apo u ka skaduar afati? Si të aplikoni online në e-albania e të shkurtoni kohë
5 Gusht, 11:27
-
Kriptovalutat marrin goditje historike, Bitcoin dhe simotrat në rënie drastike, 18% brenda një dite! Tremben investitorët
5 Gusht, 11:05
-
Miqësoret/ Trajneri Ahmataj zbardh listën me emrat e 20 kuqezinjve të ftuar në Kombëtaren U-19
5 Gusht, 11:01
-
Koreja e Veriut dislokon 250 raketahedhës në kufi
5 Gusht, 10:52
-
Vdekja e 38-vjeçarit në Ksamil, dalin rezultatet e ekspertizës paraprake mjeko ligjore: U mbyt! S'ka asnjë dëmtim të shkaktuar nga jet ski
5 Gusht, 10:49
-
Punëtorët e fshatit e gjetën gati pa ndjenja në pishinën e vilës, aksidentohet në Ibiza aktori Zac Efron! Ja si paraqitet gjendja
5 Gusht, 10:41
-
Paris 2024/ Fotofinishi i çmendur në garën e 100 metrave, këmba e xhamajkanit kaloi e para finishin! Pse fitorja iu dha amerikanit
5 Gusht, 10:35