KINË – Personeli kinez në Sierra Leone rritet në 175 ekspertë

GJENEVË, 16 shtator /ATSH-AFP/ - Kina njoftoi sot se do të dërgojë 59 ekspertë shtesë në Sierra Leone, duke e çuar në 174 numrin e personelit mjekësor në këtë vend, ndërkohë që mobilizimi ndërkombëtar kundër epidemisë Ebola intensifikohet.
"Ekipi i sapo shpallur do të bashkohet me 115 personat e tjerë të stafit mjekësor kinez të pranishëm në terren në Sierra Leone", deklaroi drejtoresha e përgjithshme e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Margaret Chan, në një komunikatë.
Mes ekspertëve të Qendrës kineze të Kontrollit të Sëmbundjeve figurojnë epidemiologë, ekspert laboratori, mjekë dhe infermierë, sipas OBSH-së.
Ky ekip prej 59 persona do të ngrejë një laborator të lëvizshëm në Sierra Leone për të përforcuar detektimin e virusit Ebola./
/G.S/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë