Ndërtesa më e lartë në Hong Kong në pronësi të një prej më të pasurve në Azi, manjati Li Ka-shing, u shit për një shumë të madhe, plot 5 miliardë dollar.

Qiellgërvishtësi 73 katësh, i cili renditet i pesti në qytet për nga lartësia është i pozicionuar në zonën më të populluar të Hong Kong-ut.

Shifra e shitjes së kësaj ndërtëse me zyra është një rekord për një godinë të llojit të saj, sipas agjencisë financiare Bloomberg.
Blerësi e qiellgërvishtësit është një grup kinez por i regjistruar në ishujt e Virgjës britanikë.

C.H.M.T. Peaceful Development Asia Property Limited dhe aksionerët e China Energy Reserve and Chemicals Group janë pronarët e rinj të ndërtesës 73 katëshe me zyra.

Redasia Online
a.dr/shqiptarja.com