Kinë - Një shpërthim zjarri vdekjeprurës në një autobus në jug-lindje të Kinës është duke u trajtuar si "një rast i rëndë penal" dhe jo një aksident, sipas medias shtetëore. Të paktën 47 persona humbën jetën dhe më shumë se 30 të tjerë u lënduan pasi zjarri shpërtheu në pjesën e prapme të autobusit për shkaqe ende të panjohura. 
 
Incidenti ndodhi në mbrëmje të ditës së premte në qytetin detar të Ksiamen-it. Hetuesit gjetën gjurmë të benzinës në autobus, edhe pse serbatori furnizohet me diesel tha agjencia e lajmeve Xinhua. 

Pamjet televizive tregojnë flakë që vijnë nga një seksion i ngritur i sistemit të transportit dhe autobusin e shkrumbuar. Autobusi ishte pjesë e sistemit të transportit të shpejtë, në të cilën udhëtojnë në korsi të ngritura mbi qendrën e qytetit. 

Ksiamen ndodhet në provincën e Fuxhianit, në jug-lindje të Kinës dhe ka një popullsi mbi 3 milionë banorë. 
Sistemi i autobusëve ekspres është ndërtuar në vitin 2008.

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)