‘Kineasti më i madh shqiptar', bëri Bujar Lakon 'klarinetist'! Shfaqet i restauruar “Gjeneral gramafoni” i Viktor Gjikës, e bija: Amaneti i babait! Në shtrat ku dergjej, më tha me zë të shuar...

Lelajt, me tingujt e klarinetës, risjellin kujtimin e Bujar Lakos në film, që u bë njësh me muzikantët...

“Një kritik amerikan do ta pyeste Viktor Gjikën se si arriti ta shndërronte klarinetistin në aktor. Viktor Gjika, u përgjigj: Mund të tregoj vetëm se si arrita të shndërroj aktorin në klarinetist”, rrëfen moderatorja.

Është një premierë ndryshe nga ajo e vitit 1978. “Gjeneral gramafoni”, me regji të Viktor Gjikës, u shfaq të enjten në kinema ‘Cineplexx’ i restauruar. Ndërsa Arkivi i Filmit, i bën homazh artistëve që e realizuan...

“Ishte një staf i tërë që mundësoi filmin, nga skenaristi Vath Koreshi, kompozitori Aleksandër Peçi që realizoi muzikën e filmit, aktorët Guljem Radoja, Sheri Mita, Reshat Arbana, Tinka Kurti, Margarita Xhepa”, sjell në vëmendje më tej.

45 vite larg prodhimit, restaurimi i Filmit, ka qenë një sfidë për Fondacionin Gramshi të Puljas, edhe për shkak të kushteve të vështira, në të cilën është realizuar, nisur nga teknika e ndriçimit. Specialisti Nicola Barbuti drejtoi punën në qendrën DABIMUS në Bari..

“Mund ta konsideroja me të vërtetë një rigjenerim të një momenti historik të Shqipërisë. Restaurimi ishte si ti ktheje publikut të madh një film që tregon një pjesë të rëndësishme të historisë shqiptare. Të mënyrës se si shqiptarët e kanë parë veten në vitet ‘900”, thotë Nicola Barbuti, president i DABIMUS dhe drejtues i restaurimit të filmit.

Për studiuesin arbëresh Vito Saracino, pavarësisht se si italianët shiheshin në filmat shqiptarë, “Gjeneral gramafoni” ka vlera edhe për Italinë...

“Unë si përgjegjës i këtij projekti, jam i gëzuar që munda të zbuloj se si shihej figura e italianit në film. Dhe si i tillë ju them faleminderit..., sepse kinemaja juaj është një pjesë e integrimit tuaj evropian, që është edhe e jona”, shprehet studiuesi arbëresh Vito Saracino, drejtues i projektit “ Për një rrjet institucionesh kulturore midis Pulias dhe Shqipërisë”.

Por, për regjisorin Viktor Gjika, 14 vjet larg mungesës së tij fizike, këtë mbrëmje përmbushet një tjetër amanet... E bija, Ester Gjika sapo ka sjellë për lexuesin librin “Film pas filmi - Unë e bija e...”

E konsideron si vazhdim të botimit të të atit “Vit pas viti”, por nëse kineasti dëshmoi në të gjallë si realizohej një film në ish-Kinostudio, së bijës i pat kërkuar në ditët e fundit, t’i përçonte ajo kujtimet, për rolin që familja pati në punën e tij.

“Aty ku ishte ku dergjej, më thotë me zë të shuar: Esi, unë arrita ta shkruaj librin me kujtime, por nuk i kam lënë hapësirë kontekstit familjar. Bëje ti!”

Kineasti Mevlan Shanaj, e mbyll mbrëmjen me një vlerësim të veçantë për Viktor Gjikën e gjurmët që la në kinemanë shqiptare.

“Për mua ishte kineasti më i madh, më i mirë i Shqipërisë”, thotë regjisori Mevlan Shanaj.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja