Kinema, “The Vow”,
një histori dashurie

Kinema, “The Vow”, <br />një histori dashurie
Teksa Leo dhe Peixh janë makinën e tyre, duke dëgjuar këngën e Meat Loaf, “I would do anything for love” një borëpastruese godet makinën e tyre duke shkaktuar një aksident të rëndë. Peixh përfundon në spital. Pasi del nga koma, kupton se ka humbur kujtesën. Bashkë me kujtesën ka humbur një dashuri pesë vjecare, nga ato dashuritë e mëdha kur njerëzit kuptojnë se janë bërë për njëri-tjetrit. I gjendur përballë këtij realiteti të ri, Leo vendos të rifitojë zemrën e gruas së tij. Ai përpiqet të rikrijojë takimin e tyre të parë duke mos harruar asgjë. Në këto përpjekje të mbushura me romancë risillet në ekranin e madh jeta e
një cifti tepër të dashuruar që deri para aksidentit kishin gjithcka. Filmi ka për protagonistë dy aktorë të sprovuar në romanca. Rachell Mcadams, e njohur ngapubliku nepermjet shume filmave, ndër të cilët per- mendim “Sherlock Holmes”, “Midnight in Paris” apo“Notebook”, interpreton roli e Peixh. Përballë saj aktori Channing Tatum, i cili mbahet mend nga të gjithë për rolin e tij në “DearJohn”, është në rolin e Leos. Në kast spikat Jessica Lange, e cila dhuron skenamjaft emocionuese, ndërsa në krah të saj janë edhe aktorët Sam Neill, Scott Speedman, Jessica Mc- Namee, Sam Shepard. Romancën “The Vow”, vazhdon të shfaqet në kinema Millennium ndërsa po shënon sukses në arkëtimet e kinemave amerikane.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane