Kinema, ndërron jetë aktori Ben Gazzara

Kinema, ndërron jetë aktori Ben Gazzara
Ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare aktori i mirënjohur italo-amerikan Biagio Anthony Gazzara, i njohur nga të gjithë si Ben. Ben Gazzara ndërroi jetë natën e së premtes në New York.

Aktori do të mbahet mend për interpretimin e bosit Raffaele Cutolo në filmin “Kamorristi” i regjisorit Giuseppe Tornatore, si dhe për seri rolesh në filmat e të tipit “noir” të xhiruar në vitet ’70.

Ben Gazzara ishte i biri i një çifti sicilianësh nga Kanikati, që emigruan në Tokën e Premtuar shumë dekada më parë.Pavarësisht përgatitjes në studiot kinematografike amerikane, ai nuk i shkëputi kurrë lidhjet me vendin e origjinës së prindërve.

Gazzara ka interpretuar në filmin “Britma Gëzimi” (1960) të regjisorit Mario Monicelli, përkrah aktorit të mirënjohur komik Toto dhe aktores Anna Magnani.
Karrierën e tij artistike, ai e mbylli duke bashkëpunuar me rrjetin televiziv mediaset, duke interpretuar në rolin e bosit mafioz Fred Di Venanzio në serialin “Nder dhe Respekt".

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Temperaturat e larta, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet gjatë orëve të pikut, ndaloni te 'Çadra e Kujdesit' për ujë dhe për të matur tensionin


Temperaturat e larta, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet gjatë orëve të pikut, ndaloni te 'Çadra e Kujdesit' për ujë dhe për të matur tensionin