Kini kujdes me financat/ Zbuloni parashikimin e horoskopit për sot

Kini kujdes me financat/ Zbuloni parashikimin e horoskopit për sot

DASHI

Dite intensive dhe e mbushur me pasion do jete kjo e sotmja për ata qe kane një lidhje. Konfliktet do jene thuajse zero. Beqarët do përfitojnë mbështetje nga planetët dhe jeta do ju ndryshoje njëherë e mire. As vete nuk i kishin menduar gjerat ne këtë mënyrë. Ne planin financiar gjendja do jete aq e mire saqë nuk do ndiheni aspak keq kur te kryeni shpenzime.

DEMI

Do jeni te parezistueshem gjate kësaj dite dhe partneri nuk do doje t’iu largohet asnjë moment. Momentet e ngrohta dhe pasiononte mes jush do jene te vazhdueshme. Beqaret do i kenë idetë shume te qarta dhe do dine si te veprojnë ne çdo moment. Se shpejti jeta e tyre do ndryshoje. Me shpenzimet mire është te tregoheni te kujdesshëm nëse nuk doni qe gjendja financiare te dobësohet.

BINJAKET

Hiqeni nga mendja idenë për t’ia nisur nga zeroja nëse jeni ne një lidhje sepse do shkatërroni çdo gjë qe keni ndërtuar deri me sot. Merrni masa dhe rregullojini problemet e vogla qe ju kane dale. Beqaret do jene me shprehës dhe me te gatshëm për te hedhur hapa. Financat nuk do jene te shkëlqyera, por te mjaftueshme për te bere investimet qe keni menduar.

GAFORRJA

Nëse jeni ne një lidhje duhet te merrni patjetër masa qe t’i rregulloni sa me pare problemet sepse persona intrigues mund te futen mes jush dhe do mundohen t’iu ndajnë. Beqaret do jene te gatshëm te bëjnë çdo gjë vetëm qe jeta e tyre te ndryshoje rrënjësisht. Ne planin financiar do ndërmerrni iniciativa dhe do mundoheni ta rregulloni sa me pare situatën. Do jete disi e vështirë, por jo e pamundur.

LUANI

Asgjë nuk do jete e pamundur sot për juve qe jeni ne një lidhje. Sot mund te përfitoni për te folur hapur me partnerin tuaj e për t’u munduar te zgjidhni hatërmbetjet. Beqaret mire është te mos bëjnë asnjë lloj çmendurie sepse përndryshe do lëndohen tej mase. Ne planin financiar do ndërmerrni iniciativa ne mënyrë qe ta mbani situatën sa me nen kontroll. Do ndiheni me te qete.

VIRGJERESHA

Gjate kësaj dite nuk do mërziteni aspak juve qe keni një lidhje. Te dy palët do jeni te organizuar si duhet dhe do bëni gjithçka për ta ruajtur sa me mire marrëdhënien qe keni krijuar. Beqaret vërtet do lodhen pak duke kërkuar, por do e gjejnë me ne fund personin qe kane ëndërruar. Ne planin financiar do mbizotërojë ekuilibri ne çdo moment, megjithatë serish nuk duhet ta teproni me shpenzimet.

PESHORJA

Sot asgjë nuk do ece mire ne jetën tuaj ne çift. Do keni here pas here debate, zënka dhe mosmarrëveshje. Shpesh do mërziteni aq shume saqë do doni te ndërprisni gjithçka. Beqaret do kenë takime te njëpasnjëshme, por asnjë nga personat nuk do ju duket aq i përshtatshëm sa me te hedhur hapa. Plutoni do sjelle probleme edhe ne sektorin financiar. Me pak fjale sot asgjë nuk do ju ece.

AKREPI

Për ata qe janë ne një lidhje pasioni, qe kohet e fundit ishte venitur, do rikthehet serish dhe emocionet do shtohen. Shprehjani çdo ndjenje partnerit ashtu si ta keni ne zemër. Beqaret nuk do duan ta ndryshojnë statusin e tyre dhe as qe do mendojnë te joshin dike me ngulm. Ne planin financiar ka për te pasur ndryshime rrënjësore dhe e gjithë kjo fale një shpërblimi te majme qe do merrni.

SHIGJETARI

Do jeni shume realiste sot ju te dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin ka për te qene e jashtëzakonshme. Nuk do mungojnë surprizat as nga ana e tij. Beqaret jo vetëm qe do kenë njohje te reja, por do fillojnë te bëjnë edhe plane për vazhdimësinë. Buxheti do jete i kënaqshëm dhe do mund te hiqni edhe disa para mënjanë për te siguruar edhe te ardhmen.

BRICJAPI

Jeta juaj ne çift do jete gjithë kohës e mbrojtur sot. Nuk do keni aspak debate apo mosmarrëveshje me atë qe keni ne krah. Edhe beqaret do kenë një dite te begate dhe te mbushur me surpriza. Me ne fund do mund ta gjejnë personin me te përshtatshëm. Ne planin financiar duhet te jeni sa me vigjilente ne mënyrë qe te mos keni probleme.

UJORI

Jeta juaj ne çift do jete shume e mire sot. Qe ne mëngjes do i shprehni ndjenjat e keni për partnerin reciprok dhe çdo gjë do ece si e keni ëndërruar. Beqaret nuk duhet te bëjnë sakrifica vetëm për ta ndryshuar statusin e tyre sepse kane për t'u penduar. Buxhetin duhet ta keni sa me shume ne vëmendje. Kufizojini shpenzimet nëse nuk doni te keni probleme me vone.

PESHQIT

Flisni me partnerin sot dhe bëni diçka te re ju te dashuruarit. Vetëm ne këtë mënyrë do rikthehet entuziazmi dhe buzëqeshja. Beqaret do afrohen mjaft me një person te cilin me pare e kane share dhe e kane tallur. Ja qe jetës asnjëherë nuk i dihet dhe mund te ndodhe ajo qe nuk e pret. Ne planin financiar bëjini me kujdes llogarite ne mënyrë qe te mos keni te papritura.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pas 5 orësh, Veliaj del nga SPAK: Do ju sqaroj çdo gjë nga mbledhja e Këshillit bashkiak

Pas 5 orësh, Veliaj del nga SPAK: Do ju sqaroj çdo gjë nga mbledhja e Këshillit bashkiak