Kini kujdes me historinë e dashurisë tuaj, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

Kini kujdes me historinë e dashurisë tuaj, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

Dashi

Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill

Bëni kujdes në historinë tuaj të dashurisë sepse këto dy ditë mund të sjellin debate të ashpra. Në punë, kushtojini vëmendje marrëdhënieve me të tjerët.

Demi

Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj

Përfitoni nga ndikimi pozitiv i Afërditës për të shijuar romancën tuaj. Sa për punën, do të arrini të realizoni gjithçka që ju kërkohet.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor

Në dashuri shmangni diskutimet, situatat mund të përkeqësohen. Në punë përballeni me një fazë lodhjeje të madhe, por situata do të përmirësohet javën e ardhshme.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik

Në dashuri do të merrni lajme nga një person me të cilin nuk keni folur prej kohësh. Do të jetë e rëndësishme të shmangni komplikimet dhe të mos riktheheni në cështjet e vjetra. Nëse jeni të rinj në punë, do ju ofrohet një pozicion më i mirë.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht

Në dashuri kushtojini vëmendje takimeve të kësaj periudhe sepse mund të jenë vendimtare për të ardhmen. Në punë mos hezitoni t’i bëni ballë të gjithë situatave që ju duken të arsyeshme për tu diskutuar.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator

Jetoni plotësisht ndjenjat tuaja sepse Hëna sjell ndikim pozitiv tek ju. Në punë është e rëndësishme që të zgjidhni disa çështje ligjore nga e kaluara.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor

Në dashuri, nëse keni një çështje delikate për të diskutuar shtyjeni për dielën. Në punë kini kujdes. Mund të lindin polemika për çështjet më të parëndësishme.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor

Në dashuri, kjo e diel është interesante për të realizuar një projekt me një Virgjëreshë ose një Bricjap. Nga ana tjetër nuk jeni të kënaqur me situatën ekonomike pasi keni pasur shumë shpenzime.

 

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor

Në dashuri mund të lindin tensione. E njëjta situatë është edhe në punë, por gjithçka do të përmirësohet.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar

Në dashuri, Hëna është e favorshme edhe të dielen. Është një kohë e mirë edhe për situatën në punë. Do ju hyjnë në punë njohuritë.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt

Në dashuri, Hëna është ende në shenjën tuaj dhe do të jetë e favorshme deri në fund të nëntorit. Në punë, do ju ngarkohen përgjegjësi të reja. Nga ana tjetër do të ketë shpenzime të shumta për shtëpinë dhe familjen.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars

Në dashuri tregohuni të kujdesshëm sidomos nëse jeni në njohje apo histori dashurie me Bricjapin dhe Gaforren. Në punë jeni në një fazë revolucioni dhe është normale të përjetoni disa ditë paqëndrueshmëri.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave