Një lulishte e braktisur dhe e pambaruar ka kushtuar 1.4 miliard lekë. Kjo është vlera monetare që ka marrë firma “Bean Shpk” për ndërtimin e një lulishte në Kinostudio përballë Ministrisë së Kulturës. Kush përgjigjet për paratë e marra dhe punimet e pambaruara?
Imazhet që shihni i përkasin lulishtes në bllokun 91 në lagjen Kinostudio në kryeqytet. Kjo lulishte prej më shumë se një viti duhet të kishte një tjetër pamje por 1.4 miliard lekë(te vjetra) të dhëna nga bashkia e Tiranës me një kontratë të vitit 2013 vetëm në këtë lulishte nuk kanë përfunduar.
Por si nisi rehabilitimi i Lulishtes?Sipas faksimiles së siguruar nga ReportTv më 13 Maj 2013 Bashkia njoftonte se fitues për rikualifikimin urban të kësaj lulishteje shpallej kompania “Bean Shpk” kompani ndërtimi me seli në Fier e Tiranë.
Por cila është kjo kompani?Referuar faksimiles së Qendrës Kombëtare të Regjistrimit Bean Shpk është një kompani e krijuar në vitin 1998 në Fier dhe si ortaku i vetem ka Arben Gjojdeshi, i cili njëherazi është dhe vëllai i drejtorit të Ujësellës Kanalizimeve Tiranë Neritan Gjojdeshi, siç shihet dhe në këtë dokument të gjendjes civile.
E ndërsa shatërvani i planifikuar në projektin e fituar nga kompania Bean Shpk është kthyer në një pellg mbeturinash ndërsa pjesërisht ky shesh publik mbahet i rrethuar me tela a thua se është pronë private!
Punimet për këtë lulishte janë futur dhe ndër broshurat promovues të kompanisë Bean Shpk por në realitet kjo lulishte është ende e papërfunduar, siç për mikrofonin e ReportTv e ngrenë si shqetësim dhe banorët.
Pamjet nuk kanë nevojë për koment, kur stolat e planifikuar për këtë lulishte nuk ekzistojnë dhe të moshuarit kanë gjetur zgjidhje të ulen mbi gurë për një lojë domino.
Kur 1.4 miliard lekë janë tërhequr nga firma e vëllait të drejtorit të UKT ajo çka ka mbetur pas është një hapsirë e degraduar ku dhe pusetat janë të pambyllura dhe që rrezikojnë jo pak fëmijët dhe të moshuarit që përdorin këtë hapsirë publike.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
48.9%
-
Jo
37.3%
-
Nuk e di
13.8%
Vota total: 1524
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Policia gjen 10 gëzhoja në vendin e ngjarjes, viktima me precedentë për vrasje të mbetur në tentativë
13 Janar, 20:04
-
Pasta Diamond fiton çmimin ndërkombëtar 'Superio Taste Award 2025'
13 Janar, 20:03
-
'PD është bërë një parti shpifësish!', Çupi: E kanë kthyer në mision, por shpifja duhet ndëshkuar
13 Janar, 19:58
-
Atentati ndaj 30 vjeçarit, dyshohet se ishin 3 autorë, u larguan drejt Fierit
13 Janar, 19:54
-
Nis fushata në Kosovë, Hisen Berisha: Kurti erdhi me propagandë, nuk ka ç'ofron më! Kandidati i PDK-së: Vetëvendosja braktisi ish-liderët e UÇK-së në Hagë
13 Janar, 19:51
-
Ish-ministrja maqedonase Jankullovska lirohet nga akuzat në rastin “Fortesa”
13 Janar, 19:45
-
Atentati ndaj 30-vjeçarit në autostradën Vlorë-Fier, makina e autorëve në flakë duke u djegur (VIDEO)
13 Janar, 19:31
-
Regjistrimi i Diasporës për zgjedhjet e 11 majit/ Elena Xhina: 3 mijë kërkesa në ditë! Medlir Mema: Kemi shqetësim për përdorimin e ambasadave dhe konsullatave
13 Janar, 19:13
-
Atentat në autostradën Vlorë-Fier, vritet 30-vjeçari me të shkuar kriminale! Dyshohet për 3 autorë, dogjën automjetin e krimit dhe u arratisën me tjetër (EMRI+VIDEO)
13 Janar, 18:59
-
Moti i keq, Lezha në terr! Mijëra banorë të 6 njësive dhe Shëngjinit pa energji elektrike prej 3 ditësh, shkak defektet në rrjet! (VIDEO)
13 Janar, 18:55
-
Ngjela në Report TV: Si mund t’i fitojë zgjedhjet kryetari i një partie i shpallur ‘non grata’ nga SHBA! Këta menduan se ishin të paprekshëm, Rama i qetë
13 Janar, 18:42
-
Shqipëri, shqetësim në rritje mbi dhunën në rrjete sociale te të miturit
13 Janar, 18:42