Kioskat, debate në Këshill

Kioskat, debate në Këshill
TIRANË – Pavarësisht pranisë së madhe të mediave në sallën e Këshillit Bashkiak, këshilltarët ishin reporterët kryesorë lidhur me atë çka po ndodhte në këtë këshill dje.
Direkt nga selia e bashkisë, ndërsa pritej pushimi i kërkuar nga demokratët këshilltari i majtë Florian Pullazi ka postuar në profilin e tij në Facebook foton me faqen e parë të gazetës “Shqiptarja.com”, të cilën e ka afishuar në ambjentet brenda mbledhjes së Këshillit në shenjë proteste ndaj politikave abuzuese të kryebashkiakut Lulzim Basha.
Çështja është shoqëruar me debate në mbledhjen e këshillit, pasi Pullazi ka nisur të flasë për aferën korruptive. Ai është ndërprerë nga kryetari i këshillit bashkiak Njazi Kosovrasti dhe kryetari i grupit të këshilltarëve të djathtë Ferdinand Poni, të cilët kanë deklaruar se projekti për kioskat nuk ishte temë e mbledhjes së djeshme. Kundërshtimi i të djathtëve ka shkaktuar edhe reagimin e socialistëve.
Në numrin e afishuar nga këshilltari Pullazi, Shqiptarja.com ka denoncuar aferën për vendosjen e kioskave nga bashkia e Tiranës në zonën e pedonales në Tiranë. Sipas shkrimeve të Shqiptarja.com projekti është hartuar nga kunati i kryebashkiakut Basha dhe për to bizneset gjatë muajve të festave duhet të paguajnë një qera prej 3 mijë eurosh. Dhe këtë shqetësim, Pullazi dhe këshilltarët e majtë e kanë ngritur edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak për vitin 2011.
/aq/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë