KIRGISTAN-Në orët e para të mëngjesit të sotëm një avion mallrash i ‘Turkish Airline’ është rrëzuar në Kirgistan në afërsi të kryeqytetit të vendit, Bishkek.
 
Avioni mësohet se është rrëzuar mbi shtëpitë e zonës duke shkaktuar 37 viktima, ku mes tyre 6 fëmijë.
 
Ndërkohë ende nuk dihet shkaku i saktë që mund të ketë shkaktuar këtë tragjedi, por dyshohet se kushtet e vështira meteorologjike kanë qenë faktori kryesor që kanë çuar në rrëzimin e avionit.
 
Avioni ishte duke udhëtuar nga Hong Kongu drejt Stambollit. Në planin e tij të fluturimit ishte edhe një ndalesë në Kirgistan në aeroportin e Manas.
 
Kjo tragjedi ka shkatërruar mbi 32 banesa, sakaq mediat lokale raportojnë se në vendngjarje ndodhen shërbimet e emergjencës të cilët po përpiqen të shpëtojnë të mbijetuarit.

Gjithashtu mësohet se në vendngjarje është edhe kryeministri i vendit  Sooronbai Jeenbekov.

[gallery]20587[/gallery]