Kirurgu Agim Karaj:
Arrestimi im? Kurth

Kirurgu Agim Karaj:<br />Arrestimi im? Kurth
TIRANE- Pas pushimit të të gjitha akuzave ndaj tij, më 26 mars 2010, ai i është rikthyer sërish punës së tij si shef i kirurgjisë në spitalin Onkologjik të QSUT-së. Një ndër bisturitë më të mira të QSUT-së, nuk e ka pasur aspak të vështirë të fitojë sërish besimin e pacientëve, që në fakt ai e ka të vështirë t'i përballojë të gjithë. Në një intervistë për "Shqiptarja.com", kirurgu i njohur Agim Karaj, na rrëfen se cilat janë arsyet që e çuan në vendimin për të kërkuar dëmshpërblim dhe sa është shuma e dëmshpërblimit që ai ka kërkuar.

Doktor, ju u çliruat nga të gjitha akuzat dhe u rikthyet sërish në pozicionet që kishit, a nuk është ky një lloj dmëshpërblimi?
Po është e vërtetë. Dhe rikthimi im në të gjitha pozicionet që kisha përpara se të ndodhte e gjithë kjo, tregoi se unë nuk isha fajtor. Por unë nuk isha i kënaqur!

Po përse kërkuat dëmshpërblim?
Sigurisht që rikthimi im në të gjitha pozicionet që kisha, ishte konfirmimi i pafajësisë sime. Por gjithsesi unë nuk mund ta lija me kaq sepse mua më hoqën për gati dy vite me radhë nga puna dhe më akuzuan për gjëra të pavërteta dhe pa asnjë provë. Dhe unë kam kërkuar dëmshpërblim vetëm për ditët e qëndrimit në burg dhe ditët, që isha nën akuzë dhe nuk mund ta ushtroja profesionin tim.
Dhe sa është shuma e dëmshpërblimit të kërkuar?
Unë kam kërkuar 1 milionë lekë të reja dëmshpërblim, ose 10 milionë lekë të vjetra. Dhe jo ata shifra marramendëse që kanë dalë nëpër gazeta. Madje unë po e diskutoj edhe me avokatin tim, që të mund të ngre një padi edhe ndaj mediave që kanë abuzuar me këtë shifër.

Më konkretisht për sa ditë ju keni kërkuar të dëmshpërbleheni?
Në total janë 508 ditë për të cilat unë kërkoj dëmshpërblim. Dhe nga këto, në padinë time, unë kërkoj dëmshpërblim deri në 3 mijë lekë dita, për periudhën nga 3 deri më 5 nëntor 2008, periudhë gjatë të cilës më mbajtën në burg, dhe dëmshpërblim në shumën 2 mijë lekë dita duke filluar nga 6 nëntori 2008 deri më 26 mars 2010, kur unë u çlirova nga akuzat dhe u riktheva sërish në punë.

Pas rikthimit tuaj në punë, a ndryshoi ndonjë gjë në raport me pacientët dhe kolegët në spital?
Jo! Për mua po njësoj ka qenë, sigurisht që moralisht jam ndier i prekur, por edhe për pacientët kjo çështje nuk ka pasur asnjë ndikim. Janë të shumtë ata që vijnë çdo ditë për të kërkuar ndihmën time.

Sot kur e shikoni këtë çështje nga larg, a mendoni se ishte e qëllimshme?
Unë e besoj se e gjitha kjo ka qenë një kurth. Një kurth i atyre mjekëve jo shumë të aftë, por që koha po i tregon vetë vendoin që i takon gjithësecilit.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Priten kabllot e fibrave optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren

Paris 2024/ Priten kabllot e fibrave optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren