Komentuesi i ankohet kryeministrit pasi nuk ka gjetur akoma punë edhe pse ka mbaruar studimet për specialist Kirurg dhe ka bërë stazh në spitalin e Ankonës në Itali.
Ai thotë se ka 6 muaj sorollatje për të gjetur një vend pune në Durrës por drejtorët e spitaleve i kanë mbyllur derën në fytyrë. Komentuesi Remi Likaj, shkruan se ka qenë nxënës i ekselencës por prap nuk ka arritur të marrë një përgjigje pozitive për punë.
Komenti i plotë i Remi Likaj
Pershendetje Z.Kryeminister.Jam nje mjek specialist Kirurg Oro Maxillo Facial i diplomuar ne Shqiperi gjithashtu dhe me nje stazh pune te konsiderueshem ne spitalin e Ancones ne Itali.Kam mbi 6 muaj qe kerkoj nje vend pune ne spitalet rajonale dhe bashkiake si Durres ,Etj,por drejtoret e spitaleve ma mbyllin deren ne fytyre.
Kam mbaruar me mesatare specializimi ekselente por nuk duan Tja dine asnje nga spitalet per sakrificen qe kam bere dhe mundin tim.Kam dorezuar dosjen time bashke me kurrikulumin ,diplomat e trajnimet brenda dhe jashte shtetit ne ministrine e shendetsise.Por asnje pergjigje konkrete.Zoti
Kryeminister une dua te punoj dhe te jap maksimumin tim ne baze te njohurive dhe formimit tim si mjek specialist.Ju lutem me ndihmoni qe te gjej nje vend pune ketu ne spital, ne vendin tim.Kam besim se ju dini ti zgjidhni gjerat ne menyren me te mire te mundshme.Te falemnderit.
(Postimi i mjekut kirurg në profilin e Ramës)
Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com











