Një kirurg plastik me famë botërore Dr John Greenwood do të fluturojë drejt Greqisë, në një mision për të ndihmuar viktimat e zjarreve vdekjeprurëse që pushtuan vendin pak ditë më parë.
Dr. Greenwood do të ndihmojë kirurgët në Spitalin e Përgjithshëm Attica në Athinë, duke trajtuar 10 rastet më të rënda që kanë pësuar djegie shumë të thellë të lëkurës.
Ai do të përdorë teknologjinë e riparimit të lëkurës të zhvilluar në Australi, të cilën ai e përdori edhe pas bombardimeve në Bali në vitin 2002.
Materiali që do të përdoret për pacientët është i ngjashëm me shkumën dhe pasi bie në kontakt me lëkurën fillon zhvillon qelizat duke lënë pas një lëkurë me shenja minimale.