Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë ka denoncuar dy raste për dy kulte monumentale në vend të dëmtuara nga përmbytjet. Bëhet fjalë për rrënimin nga përmbytjet të një kishe dhe xhamie që gjenden ende nën ujë. Njëra, jo larg nga Tirana, në fshatin Derven të rrethit të Krujës, është kisha mesjetare e Shën Gjon Pagëzorit, që hyn në dioqezën e Arbërit dhe aktualisht është krejtësisht e mbuluar nga uji. Denoncimi tjetër është raportimi mbi gjendjen e xhamisë 400-vjeçare e Gjin Aleksit, në fshatin Rusan, të Delvinës që është mes lagështirës dhe degradimit.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)