Punimet që po kryhen për rikonstruksionin e Kishës së “Shën Spiridhonit” në Vuno të Vlorës nuk janë në standardet e kërkuara. Shqetësimi ngrihet nga banorët e zonës.
Sipas tyre tre prej gjashtë kolonave mbajtëse të çatisë janë të vjetra dhe ende nuk po zëvendësohen nga punonjësit me kolona të reja, por supozohet që të lihen ekzistueset.
Kjo mund të sjellë pasoja të rënda për strukturën e çatisë në kishën qindravjeçare, që shkoi drejt rrënimit pikërisht për shkak të mungesës së kujdesit dhe investimeve.
Ndërkohë problemi i dytë që ngrenë banorët ka bëjë pikërisht me tjegullat, ku theksohet se punonjësit e firmës zbatuese të projektit për rikonstruksionin e kishës po kërkojnë tjegulla të vjetra në fshat.
Banorët i bëjnë apel autoriteteve përkatëse të ndërhyjnë që tjegullat e kishës të jenë të reja, dhe të mbikëqyren punimet në këtë objekt kulti me vlera historike.
Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO